1. Këshilli Drejtues i Shoqatës së Matematikanëve e ka emëruar profesorin Ramadan Limani Udhëheqës të Ekipit të Kosovës në Olimpiadën Matematike Ndërkombëtare (IMO), me mandat dyvjecar, duke filluar më 1 tetor 2009, dhe me mundësi të ripërtëritjes së mandatit sa herë që të shihet e arsyeshme.
Ndër të tjera, detyrat e Udhëheqësit të Ekipit të Kosovës do të jenë:

1) Te merr pjese, ne cilesine e vezhguesit nga Kosova, ne IMO ne korrik 2010, ne Astana te Kazakistanit.
2) Te pergatis Ekipin e Kosoves per IMO 2011 dhe t'i shoqerojë ata ne Amsterdam ne korrik 2011.
3) Te asistoje ne organizimin e Olimpiades Matematike te Kosoves ne 2010 dhe 2011.


2. Me vendim unanim të Bordit përkatës Këshillues, Kosova është pranuar në Olimpiadën Matematike Ndërkombëtare.

Garuesit e parë kosovarë do të marrin pjesë në Olimpiadën në Amsterdam, Holandë, në korrik të vitit 2011, kurse në korrik të vitit 2010, në Astana, Kazakistan, do të dërgohet një përfaqësues i organizatorëve të garave në Kosovë për t'i vëzhguar procedurat e mbajtjes së këtij organizimi.

Olimpiada Matematike Ndërkombëtare është garë e përvitshme e matematikës për nxënësit parauniversitarë. Ajo është më e vjetra ndër olimpiadat shkencore, dhe për herë të parë është mbajtur në Rumani në vitin 1959. Sivjet Olimpiada është mbajtur në Bremen të Gjermanisë dhe në të morën pjesë 104 vende.

3. Shoqata, në bashkëpunim me Departamentin e Matematikës të Universitetit të Prishtinës, organizon seminarin e përjavshëm, i cili mbahet të enjteve në lokalet e UP-së. Për më shumë informata lidhur me seminarin mund të na kontaktoni përmes postës elektronike: info@ksmath.org.

4. Shoqata, nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, ka organizuar Olimpiadën e parë Matematike të Kosovës (OMK) e cila u mbajt më 23 maj 2009 në Prishtinë.

5. Mbledhja e parë e rregullt e Kuvendit të Shoqatës u mbajt më 28 maj 2009, me fillim në orën 16:00, në lokalet e FSHMN-së, Universiteti i Prishtinës.

6. Shoqata e ndihmon revistën shkencore: Bulletin of mathematical analysis and applications

Ndërrimi i fundit më 30 tetor tetor 2009, 15:00